Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 80

Cilësia e mirësisë

Cilësia e mirësisë

(Psalmi 119:66)

1. Mirësin’ e Jah kur njohim,

sjell gëzim në jetën ton’.

Ati yn’ që ësht’ në qiej,

mirësisht çdo her’ vepron.

Miratim dhe shum’ mëshir’ jep,

më shum’ se çfar’ meritojm’.

Ësht’ i denj’ të adhurohet,

ndaj shërbimin i ofrojm’.

2. Porsi veten na formoi,

që të shfaqim qartësisht,

cilësit’ që zotëron Jah,

të veprojm’ ne mirësisht.

Mirësin’ e perëndishme

imitojm’ në çdo virtyt.

Të kërkojm’ që fryma e shenjt’,

të prodhoj’ te ne shum’ fryt.

3. Në besim jemi të lidhur,

bëjm’ pjes’ në vëllazëri.

U tregojm’ kujdes të dashur,

dhe kujtdo shum’ mirësi.

Lajmin e mir’ po përhapim.

Me të tjerët shpresën ndajm’.

Mirësin’ të plot’ ta kemi.

Anësi kurr’ të mos mbajm’.