Kënga 104
Të lëvdojmë Jah
1. Jah ta lëvdojm’
me plot dëshir’!
Jetën na jep, frym’ e çdo gjë të mir’.
Çdo dit’ e nat’
i ngrem’ lavdi.
E vesh fuqin’, Jah, me shum’ dashuri.
Lavde këndojm’, për të japim dëshmi.
2. Jah të lëvdojm’,
se na ndihmon.
Lutjet dëgjon, çdo nevoj’ plotëson.
Krahu i tij
jep forc’ vërtet.
Fryma e shenjt’ çdo të but’ e mbështet.
Për emrin e tij të flasim përjet’.
3. Jah të lëvdojm’.
Ka drejtësi.
Sjell ngushëllim, i besojm’ veç atij.
Ndreq çdo gabim,
zemrat shëron.
Me Mbretërin’ të gjith’ tokën bekon.
Po, të lëvdojm’ Jah me gjith’ zemrën ton’!
(Shih edhe Psal. 94:18, 19; 145:21; 147:1; 150:2.)