Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 94

Të kënaqur me dhuratat e mira të Perëndisë

Të kënaqur me dhuratat e mira të Perëndisë

(Jakovi 1:7)

1. Dhuratat e përsosura,

çdo gjë që na pëlqen,

çdo gjë që shum’ vler’ ka në jet’,

nga Perëndia vjen.

Lëkundje kurr’ nuk mund të ket’,

aspak ai s’ndryshon.

Burimi ësht’ për jet’ e për drit’,

çdo gjë na siguron.

2. Nuk ka arsye të kem ankth,

për çfar’ un’ kam nevoj’.

E njoh kujdesin që ka Jah,

çdo zog ushqen, shikoj.

Dëm kohën time nuk e çoj,

shmang çfar’ s’ka rëndësi.

Mjaftohem me çka siguron Jah,

jetoj me thjeshtësi.

3. E shtrenjt’ çfar’ ësht’ për njerëzit,

për Jah ësht’ thjesht’ pa vler’.

Ndaj ditët t’i përdorim

për çfar’ ka dobi përher’.

Çdo pasuri që vëm’ te Jah,

as vdekja s’e rrëmben.

Kushdo që sy të thjesht’ po mban në jet’,

shum’ gëzim vëren.