Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 57

Meditimi i zemrës sime

Meditimi i zemrës sime

(Psalmi 19:14)

1. Në zemër kur un’ meditoj,

mendimet kur mir’ i peshoj,

të këndshme qofshin për ty Jah!

Në udhën tënde të qëndroj.

Kur ankthi mendjen të ma mbyt’,

gjat’ natës si meraku im,

për ty, o Jah, të meditoj,

e për çdo gjë që sjell çlirim.

2. Ç’ësht’ e dëlir’ dhe e vërtet’,

dhe çdo virtyt që Jah përcjell,

madje çdo gjë që flitet mir’,

në mendjen time paqe sjell.

Mendimet që ke, çmim nuk kan’,

jo, kurr’ nuk matet dot kjo vler’.

Ato gjithnjë le t’i mendoj.

T’i mbaj përbrenda, po, përher’.