Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kënga 119

Ejani! Freskohuni!

Ejani! Freskohuni!

(Hebrenjve 10:24, 25)

1. Ësht’ bot’ e pabindur dhe e humbur kjo,

që udhën e Jah nuk e njeh.

Na duhet drejtim, hapat t’i sigurojm’,

s’ia dalim dot vet’, kush e fsheh.

Freskojn’ mbledhjet tona dhe na japin shpres’.

Ndërtojn’ mir’ besimin te Jah.

Na prekin me fjal’ që për vepra na shtyjn’,

na japin forc’ që fund nuk ka.

Nuk heqim dor’ nga urdhërimet e Jah,

vullnetin e tij plotësojm’.

Mësojn’ mbledhjet tona se çfar’ ësht’ e drejt’,

bëjn’ që dashurin’ ne ta shtojm’.

2. E di Jehovai se ç’kemi nevoj’.

Dëgjojm’ se çfar’ na këshillon.

Kur blejm’ kohën që mbledhjet t’i ndjekim ne,

me Biblën vet’ Jah na mëson.

Nga burra me frik’ Perëndie dëgjojm’,

besimin se si ta tregojm’.

Mbështetje familja frymore na jep,

vetmin’ kurr’ të mos e provojm’.

Tek presim që të vij’ një koh’ më e mir’,

të dashurit tan’ t’i mbajm’ pran’.

Me mençuri nga lart se si të jetojm’,

mësime këto mbledhje kan’.