Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pse duhet shqyrtuar Bibla?

Pse duhet shqyrtuar Bibla?

A e njeh Biblën? Asnjë libër tjetër në histori nuk është shpërndarë më gjerësisht se ajo. Njerëz të kulturave të ndryshme e kanë përjetuar vetë se mesazhi i saj është burim ngushëllimi, shprese dhe këshillash praktike për jetën e përditshme. E megjithatë, shumë veta sot dinë fare pak për Biblën. Pavarësisht nëse je besimtar ose jo, ndoshta je kureshtar për këtë libër. Kjo broshurë është përgatitur të të japë një tablo të përgjithshme të Biblës.

PARA se të fillosh ta lexosh Biblën, është e dobishme të dish disa gjëra për mënyrën si është organizuar. Bibla, e njohur edhe si Shkrimet e Shenjta, është një përmbledhje me 66 libra ose ndarje. Fillon me Zanafillën dhe mbaron me Zbulesën ose Apokalipsin.

Kush është autori i Biblës? Kjo është një pyetje interesante. Ç’është e vërteta, Bibla u shkrua nga rreth 40 burra gjatë një periudhe 1.600-vjeçare. Por të bën përshtypje se ata nuk pohuan se ishin autorët e saj. Një nga shkrimtarët tha: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.» (2 Timoteut 3:16) Një tjetër tha: «Fryma e Jehovait foli nëpërmjet meje, dhe fjala e tij ishte në gjuhën time.» (2 Samuelit 23:2) Pra, shkrimtarët pohuan se Autori i Biblës është Perëndia Jehova, Sovrani i Madh i universit. Siç treguan ata, Perëndia dëshiron të jetë pranë njerëzve.

Ka edhe diçka tjetër që është thelbësore për të kuptuar Biblën. Shkrimet kanë një temë të përgjithshme: shfajësimin e së drejtës së Perëndisë për të sunduar mbi njerëzimin me anë të Mbretërisë së tij qiellore. Në faqet që vijojnë, do të shohësh si është gërshetuar kjo temë te të gjithë librat, nga Zanafilla deri te Zbulesa.

Duke pasur në mendje këto fakte, shqyrto mesazhin që gjendet në librin më të përhapur në botë, në Bibël.

^ par. 9 Ka disa mënyra për t’i shprehur datat. Në këtë broshurë, e.s. i referohet «erës sonë» dhe p.e.s. i referohet «para erës sonë». Tabela kronologjike në fund të faqeve ndjek këtë metodë.