Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ka rëndësi çfarë beson?

A ka rëndësi çfarë beson?

A mendon se jeta ka një qëllim? Evolucionisti Uilliam Provain thotë: «Ajo që kemi mësuar për procesin e evolucionit do të thotë shumë për ne dhe ndikon te ndjenja që kemi për qëllimin e jetës.» Në ç’përfundim arriti ai? «Nuk shoh asnjë qëllim të vërtetë për jetën njerëzore ose universin.»32

Shqyrto se ç’do të thonë këto fjalë. Nëse jeta nuk do të kishte asnjë qëllim të vërtetë, atëherë njeriu s’do të kishte synim tjetër në jetë përveçse të përpiqej të bënte ndonjë të mirë dhe, mbase, t’ia kalonte brezit pasardhës veçoritë e tij gjenetike. Kur të vdiste, do të pushonte së ekzistuari një herë e mirë. Truri i tij, me aftësinë për të menduar, për të arsyetuar e për të medituar rreth domethënies së jetës, do të ishte veçse një tekë e natyrës.

Por nuk mbaron me kaq. Shumë veta që besojnë tek evolucioni thonë se Perëndia nuk ekziston ose se nuk do të ndërhyjë në çështjet e njerëzimit. Në të dyja rastet, e ardhmja jonë do të varej nga udhëheqësit politikë, intelektualët dhe udhëheqësit fetarë. Duke gjykuar nga e kaluara me udhëheqës të tillë, kaosi, konfliktet dhe korrupsioni që mundojnë shoqërinë njerëzore, do të vazhdonin. Pra, po të ishte i vërtetë evolucioni, do të dukej më se e arsyeshme të jetonim me moton fataliste: «Le të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim.»1 Korintasve 15:32.

Krejt ndryshe nga kjo, Bibla mëson: «Ti [Perëndi] je burimi i jetës.» (Psalmi 36:9) Këto fjalë kanë domethënie të madhe.

Nëse është e vërtetë ajo që thotë Bibla, jeta ka një qëllim. Krijuesi ynë ka një qëllim të dashur për të gjithë ata që zgjedhin të jetojnë sipas vullnetit të tij. (Eklisiastiu 12:13) Ky qëllim përfshin premtimin për të jetuar në një botë të lirë nga kaosi, konfliktet dhe korrupsioni, madje të lirë edhe nga vdekja.Psalmi 37:10, 11; Isaia 25:6-8.

Me shumë të drejtë, miliona njerëz në mbarë botën besojnë se duke mësuar për Perëndinë dhe duke iu bindur atij, jeta merr një kuptim që nuk ia jep asgjë tjetër. (Gjoni 17:3) Ky besim nuk është thjesht iluzion. Provat janë të qarta: jeta është krijuar.