PJESA 2
Kush është Perëndia?
Ka vetëm një Perëndi dhe emri i tij është Jehova. (Psalmi 83:18) Ai jeton në qiell, prandaj nuk mund ta shohim. Na do dhe dëshiron që edhe ne ta duam. Po ashtu, dëshiron që të duam të tjerët. (Mateu 22:
Edhe krijesa e parë e Perëndisë ishte një person i fuqishëm që jetonte në qiell dhe më vonë u bë i njohur si Jezu Krishti. Jehovai krijoi edhe engjëjt.
Jehovai krijoi gjithçka që është në qiell . . . dhe në tokë. Zbulesa 4:11
Perëndia Jehova krijoi yjet, si dhe tokën e gjithçka që është në të.
Ai e formoi Adamin, njeriun e parë, nga pluhuri i tokës.