Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kapaku i brendshëm

Kapaku i brendshëm

Kapaku i brendshëm

Të dashur të rinj!

Ati juaj qiellor, Perëndia Jehova, ju do shumë. Ai dëshiron që të jeni të lumtur. «Por a mund të jemi të lumtur në ditët e sotme?»—mund të pyesni ju. Kjo është një pyetje me vend. Në fund të fundit, jeta jonë është plot probleme. Duket sikur çdo ditë dalin probleme që mund të na e heqin gëzimin. Por, Ati ynë qiellor nuk na lë në baltë. Fjala e tij na jep drejtimin e duhur që të çajmë detet e trazuara të jetës. Megjithëse Bibla u shkrua shumë kohë më parë, këshillat e saj sot janë po aq praktike sa edhe kur u shkrua.​—Psalmi 119:98, 99; 2 Timoteut 3:16, 17.

Ky botim është përgatitur, sepse ju duam. Duam që të jeni të lumtur dhe ta gëzoni jetën. Për këtë, ju inkurajojmë që jo vetëm ta lexoni këtë libër nga fillimi në fund, por edhe ta shfletoni sa herë ju dalin probleme. Një nga qëllimet e këtij libri është që t’ju ndihmojë të keni një komunikim më të mirë me prindërit. Shpresojmë që të lexoni e madje të studioni së bashku pjesë prej tij. Përfitoni nga mençuria dhe përvoja e prindërve!

Ju urojmë gjithë të mirat!

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait