Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Cili është vullneti i Perëndisë?

Cili është vullneti i Perëndisë?

Perëndia do që të jetojmë në paqe dhe të lumtur përgjithmonë, në një tokë parajsore.

Por, ndoshta pyet veten: «E si mund të ndodhë kjo?» Bibla thotë se këtë do ta realizojë Mbretëria e Perëndisë, dhe vullneti i Perëndisë është që të gjithë njerëzit të mësojnë për Mbretërinë e të dinë ç’qëllim ka Ai për ne.​—Psalmi 37:11, 29; Isaia 9:7.

Perëndia do që të nxjerrim dobi për vete.

Ashtu si një baba i mirë do më të mirën për fëmijët, edhe Ati ynë qiellor dëshiron të jemi të lumtur përgjithmonë. (Isaia 48:17, 18) Perëndia ka premtuar se kushdo që ‘bën vullnetin e tij, mbetet përgjithmonë’.​—1 Gjonit 2:17.

Perëndia do që të ecim në shtigjet e tij.

Bibla thotë se Krijuesi ynë dëshiron «të na mësojë udhët e tij», me qëllim që «të ecim në shtigjet e tij». (Isaia 2:2, 3) Ka organizuar «një popull për emrin e tij», që ta bëjë të njohur vullnetin e tij në mbarë tokën.​—Veprat 15:14.

Perëndia do që të bashkohemi në adhurimin e tij.

Në vend që t’i ndajë njerëzit, adhurimi i pastër i Jehovait i bashkon në dashuri të sinqertë. (Gjoni 13:35) Cilët po i mësojnë sot njerëzit kudo si t’i shërbejnë Perëndisë në unitet? Të ftojmë ta gjesh përgjigjen me anë të kësaj broshure.