Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 7

Si zhvillohen mbledhjet tona?

Si zhvillohen mbledhjet tona?

Zelanda e Re

Japoni

Ugandë

Lituani

Në mbledhje, të krishterët e hershëm kryesisht këndonin, luteshin dhe lexonin e shqyrtonin Shkrimet, por asnjëherë nuk bënin rite fetare. (1 Korintasve 14:26) Kur të vish në mbledhjet tona, do të shohësh se janë shumë të ngjashme.

Mësimi bazohet në Bibël dhe është praktik. Në fundjavë, çdo kongregacion mblidhet që të dëgjojë një fjalim biblik prej 30 minutash, i cili tregon se si lidhen Shkrimet me jetën tonë dhe me kohët që po jetojmë. Të gjithë nxitemi t’i shohim në Biblën tonë shkrimet që lexohen. Pas fjalimit, për një orë bëhet Studimi i «Kullës së Rojës», gjatë të cilit i gjithë auditori është i mirëpritur të marrë pjesë në shqyrtimin e një artikulli nga botimi për studim i Kullës së Rojës. Kjo na ndihmon të zbatojmë në jetë drejtimin që jep Bibla. I njëjti material studiohet në secilin prej më shumë se 110.000 kongregacionet në mbarë botën.

Marrim ndihmë që të përmirësojmë mësimdhënien. Ne mblidhemi edhe një pasdite në mes të javës për një program me tri pjesë, të quajtur Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë, që bazohet në materialin mujor të Fletëstudimit për mbledhje Jeta dhe shërbimi. Pjesa e parë e kësaj mbledhjeje, Thesare nga fjala e Perëndisë, na ndihmon të familjarizohemi me një pjesë të Biblës që kongregacioni e ka lexuar që më përpara. Pjesa e dytë, Stërvitu për shërbimin, përfshin demonstrime që tregojnë si të flasësh me të tjerët për Biblën. Një këshillues bën komente që na ndihmojnë të përmirësojmë aftësitë për të lexuar dhe për të folur. (1 Timoteut 4:13) Pjesa e fundit, Të jetojmë si të krishterë, na tregon si zbatohen në mënyrë praktike parimet biblike në jetën e përditshme. Këtu përfshihet një pjesë me pyetje-përgjigje që thellon kuptueshmërinë tonë për Biblën.

Kur të ndjekësh mbledhjet tona, pa dyshim do të të bëjë përshtypje cilësia e arsimimit biblik që do të marrësh.​—Isaia 54:13.

  • Çfarë do të shohësh në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?

  • Në cilën nga mbledhjet tona të përjavshme do të të pëlqente të vije?