Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 14

Cilat shkolla janë në dispozicion për pionierët?

Cilat shkolla janë në dispozicion për pionierët?

Shtetet e Bashkuara

Shkolla e Galaadit, Paterson, Nju-Jork

Panama

Arsimimi teokratik ka qenë prej kohësh shenjë dalluese e Dëshmitarëve të Jehovait. Janë organizuar shkolla të veçanta për ata që shërbejnë në kohë të plotë në veprën e predikimit për Mbretërinë, në mënyrë që ta ‘kryejnë plotësisht shërbimin e tyre’.—2 Timoteut 4:5.

Shkolla e Shërbimit për Pionierë. Në fund të vitit të parë të shërbimit të plotkohor si pionierë të rregullt, ata marrin pjesë në një shkollë gjashtëditore që mund të mbahet në një Sallë të Mbretërisë në zonën e tyre. Qëllimi i saj është të ndihmojë pionierët të afrohen më shumë me Jehovain, të bëhen më të efektshëm në çdo aspekt të shërbimit dhe të vazhdojnë të shërbejnë me besnikëri.

Shkolla për Ungjillëzuesit e Mbretërisë. Kjo shkollë dymujore është organizuar enkas që të stërvitë pionierë me përvojë që janë të gatshëm të lënë shtëpitë e tyre për të shërbyer atje ku ka nevojë. Është sikur të thonë: «Ja ku jam! Më dërgo mua!» Kështu, imitojnë Ungjillëzuesin më të madh që ka shërbyer ndonjëherë në tokë, Jezu Krishtin. (Isaia 6:8; Gjoni 7:29) Gatishmëria për të shkuar larg vendbanimit të tyre, mund të kërkojë që të përshtaten me një standard jetese më të thjeshtë. Kultura, klima dhe ushqimi mund të jenë krejt ndryshe nga ç’janë mësuar. Madje, mund t’u duhet të mësojnë një gjuhë tjetër. Kjo shkollë i ndihmon vëllezërit e motrat beqare dhe çiftet, nga 23 deri në 65 vjeç, të zhvillojnë cilësi frymore që do t’u nevojiten në caktimet e tyre dhe të fitojnë aftësi që të përdoren më plotësisht nga Jehovai dhe organizata e tij.

Shkolla Biblike Watchtower e Galaadit. Në hebraisht, «Galaad» do të thotë «tog dëshmie». Që kur nisi kjo shkollë më 1943, më shumë se 8.000 të diplomuar janë dërguar si misionarë për të dëshmuar «deri në skajet e tokës». Ata kanë pasur shumë sukses. (Veprat 13:47) Kur disa të diplomuar shkuan për herë të parë në Peru, atje nuk kishte asnjë kongregacion. Tani janë më se 1.000. Kur misionarët nisën të shërbenin në Japoni, kishte më pak se dhjetë Dëshmitarë në vend. Tani ka më shumë se 200.000. Kursi pesëmujor i Galaadit përfshin një studim të thellë të Fjalës së Perëndisë. Ata që shërbejnë si pionierë specialë, misionarë, në zyrat e degëve, ose si mbikëqyrës qarkorë janë të ftuar në këtë shkollë për një stërvitje intensive që të ndihmojnë për t’i dhënë stabilitet dhe forcë veprës mbarëbotërore.

  • Cili është qëllimi i Shkollës së Shërbimit për Pionierë?

  • Kush mund ta ndjekë Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë?