Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 27

Ç’dobi nxjerrim nga biblioteka e Sallës së Mbretërisë?

Ç’dobi nxjerrim nga biblioteka e Sallës së Mbretërisë?

Izrael

Republika Çeke

Benin

Ishujt Kajman

A të pëlqen të bësh kërkime që të zgjerosh bagazhin e njohurisë biblike? A je kureshtar për ndonjë shkrim të veçantë apo për një personazh, për një vend a send që përmendet në Bibël? A ke pyetur ndonjëherë veten nëse Fjala e Perëndisë mund të të ndihmojë për diçka që të shqetëson? Atëherë mund të përdorësh bibliotekën e Sallës së Mbretërisë.

Siguron mjete kërkimi të dobishme. Ka shumë të ngjarë të mos i kesh të gjitha botimet e bazuara në Bibël të Dëshmitarëve të Jehovait në gjuhën tënde. Por biblioteka e Sallës së Mbretërisë përmban shumicën e botimeve të kohëve të fundit. Mund të ketë edhe një sërë përkthimesh të Biblës, një fjalor të mirë dhe vepra referimi të dobishme. Përdore pa problem bibliotekën para dhe pas mbledhjeve. Nëse është instaluar një kompjuter, ai mund të ketë Bibliotekën Watchtower. Ky është një program elektronik që përmban një koleksion të madh të botimeve tona. Me anë të tij mund të kërkosh kollaj një temë, një fjalë a një shkrim.

U hyn në punë studentëve të mbledhjes Jeta dhe shërbimi. Mund të përfitosh shumë nga biblioteka e Sallës së Mbretërisë kur përgatitesh për caktimet. Mbikëqyrësi i mbledhjes Jeta dhe shërbimi është përgjegjës për bibliotekën dhe sigurohet që ajo të ketë botimet më të fundit e të jetë e rregullt. Ai ose mësuesi yt i Biblës mund të të tregojë si t’i gjesh informacionet që të duhen. Gjithsesi, asnjë libër i bibliotekës nuk duhet nxjerrë nga Salla e Mbretërisë. E patjetër, duam t’i përdorim me kujdes librat dhe të mos bëjmë shënime në ta.

Bibla shpjegon se, që ‘të gjejmë njohurinë e Perëndisë’, duhet të jemi të gatshëm të bëjmë kërkime «si për thesare të fshehura». (Proverbat 2:​1-5) Biblioteka e Sallës së Mbretërisë mund të të ndihmojë ta nisësh këtë kërkim.

  • Cilat mjete kërkimi janë në dispozicion në bibliotekën e Sallës së Mbretërisë?

  • Kush mund të të ndihmojë ta përdorësh sa më mirë bibliotekën?