Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 9

Jeremia foli gjithmonë për Jehovain

Jeremia foli gjithmonë për Jehovain

Pse janë nevrikosur njerëzit me Jereminë?

Jehovai e shpëtoi Jereminë

Ndonjëherë njerëzit na tallin dhe nevrikosen me ne kur u flasim për Jehovain. Kjo na bën që të mos flasim më për Perëndinë. A të ka ndodhur edhe ty? . . . Bibla tregon për një djalë që e donte Jehovain, por njëherë mendoi të mos fliste më për të. Quhet Jeremia. Le të mësojmë më shumë për të.

Kur Jeremia ishte i ri, Jehovai e dërgoi t’u thoshte njerëzve që të mos bënin më gjëra të këqija. Ishte shumë e vështirë për Jereminë dhe kishte frikë. Ai i tha Jehovait: ‘Nuk e di çfarë të them. Jam veçse një djalosh.’ Por, Jehovai i tha: ‘Mos ki frikë! Unë do të të ndihmoj.’

Kështu, Jeremia filloi t’u thoshte njerëzve se do të dënoheshin nëse nuk ndryshonin. A mendon se njerëzit bënë ashtu si u tha Jeremia? . . . Jo. U tallën dhe u nevrikosën shumë me të. Madje, disa donin ta vritnin. Si mendon se u ndie Jeremia? . . . U frikësua dhe tha: ‘Nuk do të flas më për Jehovain.’ Por, a u dorëzua vërtet ai? . . . Jo. E donte Jehovain aq shumë sa nuk rrinte dot pa folur për të. Dhe ngaqë nuk u dorëzua, Jehovai e mbrojti.

Për shembull, në një rast, disa burra të këqij e hodhën Jereminë në një gropë të thellë plot me baltë. Atje nuk kishte as bukë e as ujë. Donin ta linin atje që të vdiste. Por, me ndihmën e Jehovait, ai shpëtoi.

Çfarë mund të mësosh nga Jeremia? . . . Edhe pse frikësohej ndonjëherë, ai foli gjithmonë për Jehovain. Kur ti flet për të, njerëzit mund të të tallin ose të nevrikosen me ty. Mund të ndihesh në siklet e madje i frikësuar. Por, mos pusho kurrë dhe fol gjithmonë për Jehovain. Ai do të të ndihmojë në çdo rast, ashtu si ndihmoi Jereminë.