Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Majtas: Një motër në Alabama, SHBA, predikon me një fjalim të incizuar të vëlla Radhërfordit, nga fundi i viteve 1930; djathtas: Zvicër

PJESA 1

E vërteta për Mbretërinë​—Shpërndajmë ushqim frymor

E vërteta për Mbretërinë​—Shpërndajmë ushqim frymor

SYTË e studentit të Biblës ndriçojnë teksa kupton shkrimin që sapo lexuat. Të thotë me avash: «Domethënë, Bibla mëson se mund të jetojmë përgjithmonë në parajsë, fiks këtu në tokë?» Shoku yt i shërbimit i thotë buzagaz: «Epo, çfarë lexove në Bibël?» I shastisur studenti tund kokën e thotë: «Si ka mundësi që s’ma ka mësuar njeri këtë!» Kujtohesh se të ka thënë diçka të ngjashme ca javë më parë kur mësoi se Zoti quhet Jehova.

A ke pasur ndonjë përvojë të tillë? Shumë shërbëtorë të Jehovait e kanë pasur. Vetëm pak gjëra na e kujtojnë me kaq forcë dhuratën e çmuar që na është bërë—njohurinë për të vërtetën! Por ndalo një sekondë dhe mendo: nga erdhi kjo dhuratë? Këtë pyetje do ta shqyrtojmë në pjesën e parë të librit. Mënyra progresive se si është ndriçuar frymësisht populli i Perëndisë është provë e gjallë se Mbretëria e Perëndisë është reale. Ka një shekull që Mbreti i saj, Jezu Krishti, kujdeset që populli i Perëndisë të mësojë të vërtetën.

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 3

Jehovai zbulon qëllimin e tij

Fillimisht, a bënte pjesë në qëllimin e Perëndisë Mbretëria mesianike? Si hodhi dritë Jezui mbi Mbretërinë?

KAPITULLI 4

Jehovai lartëson emrin e tij

Çfarë ka bërë Mbretëria për emrin e Perëndisë? Çfarë bën ti për të shenjtëruar emrin e Jehovait?

KAPITULLI 5

Mbreti hedh dritë mbi Mbretërinë

Fito kuptueshmëri më të qartë për Mbretërinë e Perëndisë, për qeveritarët, për nënshtetasit dhe për besnikërinë që kërkon.