Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Majtas: Një përhapëse predikon në Kore, 1931; djathtas: Predikojnë në gjuhën e shenjave në Kore sot

PJESA 2

Predikimi për Mbretërinë​—Përhapim lajmin e mirë në mbarë botën

Predikimi për Mbretërinë​—Përhapim lajmin e mirë në mbarë botën

BËHESH gati për shërbim herët në mëngjes kur je pushim nga puna. Ngurron për një çast se ndihesh ca e lodhur. Pak pushim në mëngjes s’do ishte keq. Por lutesh për këtë dhe vendos të dalësh në shërbim. Të caktojnë me një motër të moshuar besnike dhe qëndrueshmëria e mirësia e saj të prekin zemrën. Ndërsa përhap lajmin e së vërtetës shtëpi më shtëpi, të vjen ndër mend se vëllezërit e motrat e tua anembanë botës predikojnë të njëjtin lajm, shpërndajnë të njëjtën literaturë dhe të gjithë nxjerrin dobi nga e njëjta stërvitje. Kur kthehesh në shtëpi, ndihesh plot energji. Je shumë e lumtur që dole në shërbim.

Sot shërbimi i krishterë është vepra kryesore e Mbretërisë së Perëndisë. Jezui paratha se vepra e predikimit do të kishte shtrirje marramendëse në ditët e fundit. (Mat. 24:14) Si është përmbushur profecia e tij? Në këtë pjesë do të flasim për popullin, metodat dhe mjetet që ishin kaq të rëndësishme për shërbimin e krishterë. Falë tij, miliona veta në të gjithë botën po e shohin Mbretërinë e Perëndisë si të vërtetë.

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 6

Popull që predikon—Shërbëtorët paraqiten vullnetarisht

Pse ishte i sigurt Jezui se në ditët e fundit do të kishte një ushtri me predikues vullnetarë? Si mund të tregosh se po kërkon në radhë të parë Mbretërinë?

KAPITULLI 7

Metoda predikimi​—Përdorim çdo mjet që t’u çojmë lajmin e mirë njerëzve

Mëso për teknikat novatore që populli i Perëndisë ka përdorur për t’ua çuar lajmin e mirë sa më shumë njerëzve të jetë e mundur para se të vijë fundi.

KAPITULLI 8

Mjete predikimi​—Prodhojmë literaturë për fushën mbarëbotërore

Si e vërteton puna jonë e përkthimit se kemi mbështetjen e Jezuit? Cilat fakte për botimet tona të vërtetojnë se Mbretëria është reale?

KAPITULLI 9

Rezultatet e predikimit—«Fushat . . . janë të bardha për korrje»

Jezui u shpjegoi dishepujve dy mësime të rëndësishme për korrjen e madhe frymore. Si ndikojnë te ne këto mësime?