Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Majtas: Familja Bethel në Bruklin i festoi për herë të fundit Krishtlindjet më 1926; djathtas: Njerëzit vënë re se Dëshmitarët e Jehovait janë ndryshe

PJESA 3

Normat e Mbretërisë​—Kërkojmë drejtësinë e Perëndisë

Normat e Mbretërisë​—Kërkojmë drejtësinë e Perëndisë

NDËRSA kalon aty pranë, përshëndet fqinjin. Kohët e fundit ke vënë re se të ka vëzhguar ty dhe familjen tënde. Edhe ai të përshëndet dhe fillon të të flasë. Të thotë: «A mund të të bëj një pyetje? Pse jeni kaq ndryshe?» «Ku e ke fjalën?»​—ia kthen. Ai të thotë: «Ju jeni Dëshmitarë të Jehovait, apo jo? Nuk jeni si të tjerët. S’jeni si fetë e tjera, nuk i bëni festat dhe nuk përziheni me politikën dhe luftën. Asnjëri nga ju nuk pi duhan dhe duket se familja jote ka norma të larta morale. Çne jeni kaq ndryshe?»

Ti e di se përgjigjja është thjesht kjo: jemi nënshtetas të Mbretërisë së Perëndisë. Si Mbret, Jezui na rafinon gjithmonë. Po na ndihmon të ecim në gjurmët e tij, e kështu të dallohemi qartë si të ndryshëm në këtë botë të ligë. Kjo pjesë do të na tregojë si e ka rafinuar Mbreti mesianik popullin e Zotit nga ana frymore, morale dhe organizative​—gjithçka për lavdi të Jehovait.

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 10

Mbreti rafinon frymësisht popullin e tij

Ç’kanë të përbashkët Krishtlindjet me kryqin?

KAPITULLI 11

Rafinimet morale​—Pasqyrimi i shenjtërisë së Perëndisë

Dhomat e rojave dhe portat e tempullit që pa në vegim Ezekieli, kanë pasur domethënie të veçantë për popullin e Perëndisë që nga 1914-a.

KAPITULLI 12

Të organizuar për t’i shërbyer ‘Perëndisë së paqes’

Bibla e krahason çrregullimin me paqen, jo me rregullin. Pse? Dhe si ndikon përgjigjja te të krishterët sot?