Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Majtas: Mbledhje përjashta në Londër, Angli, 1945; djathtas: Asamble speciale njëditore në Malavi, Afrikë, 2012

PJESA 5

Arsimimi i Mbretërisë​—Stërvitemi si shërbëtorë të Mbretit

Arsimimi i Mbretërisë​—Stërvitemi si shërbëtorë të Mbretit

I JEP zemër me një buzëqeshje oratorit në podium. Ai është një vëlla i ri në moshë nga kongregacioni yt dhe po mban për herë të parë pjesë në asamble. Ndërsa kënaqesh me fjalimin, s’ka si të mos mrekullohesh me stërvitjen që merr populli i Zotit. Të kujtohet kur mbajti pjesë për herë të parë nga podiumi​—dhe ja çfarë përparimi domethënës ka bërë pasi ka ndjekur Shkollën e Shërbimit për Pionierë. Së fundi, ai dhe e shoqja ndoqën Shkollën për Ungjillëzuesit e Mbretërisë. Kur duartroket për fjalimin e shkëlqyer të vëllait, hedh sytë përreth e mendon për stërvitjen që merr gjithë populli i Perëndisë.

Bibla paratha se do të vinte një kohë kur gjithë populli i Zotit ‘do të mësohej nga Jehovai’. (Isa. 54:13) Jetojmë në atë kohë. Arsimohemi jo vetëm me anë të botimeve, por edhe nëpërmjet mbledhjeve, asambleve, kongreseve dhe shkollave të ndryshme, të organizuara që të na përgatitin për caktime specifike në organizatën e Jehovait. Në këtë pjesë do të shqyrtojmë si jep dëshmi të fortë gjithë ky arsimim se Mbretëria e Perëndisë qeveris.

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 16

Mblidhemi për të adhuruar

Si mund të nxjerrim sa më shumë dobi nga mbledhjet që të adhurojmë Jehovain?

KAPITULLI 17

Stërvitemi si shërbëtorë të Mbretërisë

Si i kanë përgatitur shkollat teokratike shërbëtorët e Mbretërisë që t’i përmbushin caktimet e tyre?