Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PJESA 5

Shërbimi i Jezuit në lindje të Jordanit

‘Shumë veta tregojnë besim tek ai.’​—Gjoni 10:42

Shërbimi i Jezuit në lindje të Jordanit

NË KËTË PJESË

KAPITULLI 82

Shërbimi i Jezuit në Pere

Jezui u shpjegon dëgjuesve se çfarë nevojitet për të shpëtuar. Këshilla e tij ishte e rëndësishme në atë kohë. Ç’të themi për sot?

KAPITULLI 83

Ftesë për një vakt

Teksa është i ftuar në shtëpinë e një fariseu, Jezui tregon ilustrimin për një banket. Cilin mësim të rëndësishëm thekson për të gjithë shërbëtorët e Perëndisë?

KAPITULLI 84

Përgjegjësitë që vijnë si dishepull i Krishtit

Të jesh dishepull i Krishtit është përgjegjësi serioze. Jezui tregon hapur se çfarë nevojitet, por kjo i trondit disa nga ata që duan të bëhen dishepuj.

KAPITULLI 85

Gëzim kur pendohet një mëkatar

Farisenjtë dhe skribët e kritikojnë Jezuin ngaqë shoqërohet me njerëzit e thjeshtë. Jezui u përgjigjet me dy ilustrime që tregojnë si i sheh Perëndia mëkatarët.

KAPITULLI 86

Djali që kishte humbur, kthehet në shtëpi

Çfarë mësojmë nga ilustrimi i Jezuit për djalin plëngprishës?

KAPITULLI 87

Të veprojmë me mençuri praktike

Jezui tregon ilustrimin për një administrues shtëpie të korruptuar e mashtrues, që të mësojë një të vërtetë befasuese.

KAPITULLI 88

I pasuri dhe Lazari

Çelësi për të kuptuar ilustrimin e Jezuit është të identifikosh se kë përfaqësojnë dy personazhet kryesore.

KAPITULLI 89

Mëson në Pere, rrugës për në Jude

Jezui thekson një cilësi që na ndihmon të falim edhe ata që na lëndojnë herë pas here.

KAPITULLI 90

«Ringjallja dhe jeta»

Ku e kishte fjalën Jezui kur tha se kush tregon besim tek ai, «nuk do të vdesë kurrën e kurrës»?

KAPITULLI 91

Ringjallja e Lazarit

Dy aspekte kyç të kësaj ngjarjeje ua bëjnë të pamundur kundërshtarëve të Jezuit të mohojnë këtë mrekulli.

KAPITULLI 92

Një i lebrosur mirënjohës

Burri që shërohet tregon mirënjohje jo vetëm ndaj Jezuit, por edhe ndaj dikujt tjetër.

KAPITULLI 93

Biri i njeriut do të shfaqet

Në ç’mënyrë do të jetë si vetëtimë prania e Krishtit?

KAPITULLI 94

Rëndësia e lutjes dhe e përulësisë

Me ilustrimin për vejushën dhe gjykatësin e lig, Jezui thekson rëndësinë e një cilësie.

KAPITULLI 95

Flet për divorcin dhe u tregon dashuri fëmijëve

Pikëpamja e Jezuit për fëmijët ndryshon goxha nga ajo e dishepujve. Pse?

KAPITULLI 96

Jezui i përgjigjet një kreu të pasur

Pse Jezui thotë se është më e lehtë të kalojë një deve nëpër një vrimë gjilpëre, se të hyjë një i pasur në Mbretërinë e Perëndisë?

KAPITULLI 97

Ilustrimi i punëtorëve të vreshtit

Si bëhen të fundit të parët dhe të parët të fundit?

KAPITULLI 98

Apostujt kërkojnë sërish pozitë

Jakovi dhe Gjoni kërkojnë një pozitë të rëndësishme në Mbretëri, por nuk janë të vetmit.

KAPITULLI 99

Jezui shëron dy të verbër dhe ndihmon Zakeun

Si mund t’i kuptojmë tregimet e Biblës, në dukje kontradiktore, për Jezuin që shëron një të verbër afër Jerikosë?

KAPITULLI 100

Ilustrimi i dhjetë minave

Ç’donte të thoshte Jezui me fjalët: «Atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.»