Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PYETJA 10

Si mund të më ndihmojë Bibla?

Si mund të më ndihmojë Bibla?

PSE KA RËNDËSI

Bibla thotë se «i gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia». (2 Timoteut 3:16) Nëse kjo është e vërtetë, Bibla mund të të japë drejtimin për të cilin ke nevojë.

ÇFARË DO TË BËJE TI?

Imagjino këtë situatë: Danieli po i jep makinës në një zonë ku gjithçka i duket e panjohur. Tabelat dhe shenjat rrugore tregojnë se nuk është atje ku duhej të ishte. E kupton se ka humbur rrugën. Duhet të ketë marrë ndonjë kthesë të gabuar.

Po të ishe Danieli, çfarë do të bëje?

NDALU E MENDO

Ke disa mundësi:

  1. të kërkosh ndihmë,

  2. të shohësh hartën ose të përdorësh një GPS,

  3. të vazhdosh të ecësh me shpresën se herët a vonë do ta gjesh rrugën.

Qartë, mundësia C ka më pak gjasa të të ndihmojë.

Mundësia B është më e kollajshme se e para. Në fund të fundit, hartën ose GPS-në e ke me vete gjatë gjithë udhëtimit për të të drejtuar.

Po njësoj mund të të ndihmojë edhe Bibla.

Ky libër, që është më i përhapuri, mund të të . . .

  • drejtojë kur ke probleme

  • ndihmojë të njohësh veten dhe të bëhesh njeri më i mirë

  • tregojë si të kesh një jetë fantastike

PËRGJIGJE PËR PYETJET E RËNDËSISHME TË JETËS

Sapo mësojmë të flasim, bëjmë pyetje.

  • Pse është i kaltër qielli?

  • Pse ndriçojnë yjet?

Më vonë fillojmë të bëjmë pyetje për botën përreth nesh.

Po sikur përgjigjet të kenë qenë gjithmonë në Bibël?

Shumë thonë se Bibla është e mbushur me mite e përralla, se është e dalë mode ose se është tepër e vështirë për t’u kuptuar. Por a është vërtet Bibla problemi apo ajo që njerëzit kanë dëgjuar për të? Mos vallë janë keqinformuar?

Për shembull, sipas njerëzve, Bibla thotë se botën e kontrollon Zoti. Por, si ka mundësi? Bota ka dalë jashtë kontrollit. Është e mbushur me dhembje e vuajtje, sëmundje e vdekje, varfëri e katastrofa. Si është e mundur që një Perëndi i dashur të jetë përgjegjës për të gjitha këto?

A do të doje ta dije përgjigjen? Mund të habitesh kur të mësosh nga Bibla se kush e kontrollon botën.

Ndoshta e ke vënë re se këshillat që gjenden në këtë broshurë bazohen në Bibël. Dëshmitarët e Jehovait janë të bindur se Bibla është burim i besueshëm këshillash. Ajo është e besueshme, sepse është ‘e frymëzuar nga Perëndia dhe e dobishme për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr’. (2 Timoteut 3:16, 17) Ti meriton ta studiosh këtë libër të lashtë e njëkohësisht modern.