Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 1

Perëndia bëri qiellin dhe tokën

Perëndia bëri qiellin dhe tokën

Perëndia Jehova është Krijuesi ynë. Ai bëri çdo gjë, gjërat që shohim dhe ato që nuk shohim. Para se të bënte gjërat që shohim, ai krijoi shumë, shumë engjëj. A e di se çfarë janë engjëjt? Ata janë shërbëtorë të Jehovait dhe i ngjajnë atij. Nuk i shohim dot, tamam siç nuk e shohim dot Perëndinë. Engjëlli i parë që krijoi Jehovai u bë ndihmësi i tij. Ky engjëll e ndihmoi Jehovain kur bëri yjet, planetët dhe gjithë gjërat e tjera. Njëri nga planetët, Toka, është shtëpia jonë e bukur.

Pastaj Jehovai e bëri gati tokën që kafshët dhe njerëzit të jetonin në të. Ai shkaktoi që drita e diellit të ndriçonte tokën. Bëri edhe malet, detet e lumenjtë.

Po më pas, çfarë ndodhi? Jehovai tha: «Do të bëj barin, bimët dhe pemët.» Pra filluan të rriteshin lloje të ndryshme frutash, perimesh dhe lulesh. Pastaj Jehovai bëri të gjitha kafshët​—ato që fluturojnë, notojnë dhe zvarriten. Ai bëri kafshët e vogla, siç janë lepujt, dhe ato të mëdha, siç janë elefantët. Po ty, cila kafshë të pëlqen më shumë?

Më vonë Jehovai i tha engjëllit të parë: «Le të bëjmë njeriun.» Njerëzit do të ishin ndryshe nga kafshët. Do të shpiknin gjëra, do të flisnin, do të qeshnin dhe do të luteshin. Ata do të kujdeseshin për tokën dhe për kafshët. A e di kush ishte njeriu i parë? Le ta shohim.

«Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.»​—Zanafilla 1:1