Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 5

Arka e Noesë

Arka e Noesë

Me kalimin e kohës, toka u mbush me njerëz. Shumica ishin të këqij. Madje edhe disa engjëj në qiell u bënë të këqij. Ata ikën nga shtëpia e tyre në qiell dhe erdhën në tokë. A e di pse vepruan kështu? Që të merrnin trupa njerëzorë për t’u martuar me gra.

Engjëjt patën djem me gratë që morën. Këta djem, kur u rritën, u bënë shumë të fortë dhe silleshin si bullistë. Ata u bënin keq të tjerëve. Jehovai s’mund t’i lejonte ato gjëra të vazhdonin. Prandaj vendosi që t’i shkatërronte njerëzit e ligj me një përmbytje.

Por ja që një burrë ishte ndryshe nga të tjerët. Ai e donte Jehovain. E quanin Noe. Ai dhe gruaja e tij kishin tre djem: Semin, Kamin dhe Jafetin, e secili kishte gruan e vet. Jehovai i tha Noesë të ndërtonte një arkë të madhe, që ai dhe familja e tij t’i shpëtonin Përmbytjes. Arka ishte një kuti gjigante prej druri që mund të pluskonte mbi ujë. Po ashtu, Jehovai i tha Noesë të fuste shumë kafshë në arkë që edhe ato të shpëtonin.

Menjëherë, Noeja filloi të ndërtonte arkën. Atij dhe familjes së tij iu deshën gati 50 vjet për ta mbaruar. E ndërtuan arkën tamam siç u tha Jehovai. Gjatë asaj kohe, Noeja i paralajmëroi njerëzit për Përmbytjen. Por asnjë s’e dëgjoi.

Më në fund, erdhi koha të hynin në arkë. Le të zbulojmë çfarë ndodhi më pas.

«Ashtu siç ishin ditët e Noesë, ashtu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut.»​—Mateu 24:37