Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 7

Kulla e Babelit

Kulla e Babelit

Pas Përmbytjes, djemtë e Noesë patën shumë fëmijë. Familjet e tyre u zgjeruan dhe filluan të shpërndaheshin në pjesë të ndryshme të tokës, siç u kishte thënë Jehovai.

Por disa familje nuk iu bindën Jehovait. Ata thanë: «Hajde të ndërtojmë një qytet që të rrimë këtu. Bëjmë një kullë aq të lartë sa maja e saj të arrijë qiellin. Pastaj do të bëhemi të famshëm.»

Jehovai nuk ishte i kënaqur me çfarë po bënin ata njerëz, prandaj vendosi t’i ndalonte. A e di si ia doli? Papritur bëri që të flisnin gjuhë të ndryshme. Përderisa nuk e kuptonin më njëri-tjetrin, e ndalën ndërtimin. Qyteti që po ndërtonin u quajt Babel, që do të thotë «ngatërrim». Njerëzit filluan të largoheshin dhe të jetonin në gjithë tokën. Por ata vazhduan të bënin të këqija edhe në vendet ku shkuan për të jetuar. A kishte ndonjë njeri që e donte akoma Jehovain? Këtë do ta shohim në mësimin tjetër.

«Kushdo që e lartëson veten, do të përulet, por ai që e përul veten, do të lartësohet.»​—Luka 18:14