Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 8

Abrahami dhe Sara iu bindën Perëndisë

Abrahami dhe Sara iu bindën Perëndisë

Jo shumë larg Babelit ndodhej një qytet që quhej Ur, ku njerëzit adhuronin shumë perëndi të tjera dhe jo Jehovain. Megjithatë, një njeri që quhej Abraham adhuronte vetëm Jehovain.

Jehovai i tha Abrahamit: «Largohu nga shtëpia dhe nga të afërmit e tu dhe shko në vendin që do të të tregoj.» Pastaj Perëndia i premtoi: «Ti do të bëhesh një komb i madh dhe nëpërmjet teje do t’u bëj të mira shumë njerëzve në mbarë tokën.»

Abrahami nuk e dinte ku do ta çonte Jehovai, por besoi tek ai. Prandaj, Abrahami, gruaja e tij Sara, babai i tij Terahu e nipi i tij Loti paketuan gjërat, dhe, të bindur, nisën udhëtimin e gjatë.

Abrahami ishte 75 vjeç kur ai dhe familja e tij arritën në tokën që Jehovai donte që të shihnin. Ai vend quhej Kanaan. Atje Perëndia i foli Abrahamit dhe i premtoi: «Gjithë këtë vend që sheh përreth teje, do t’ua jap fëmijëve të tu.» Por Abrahami dhe Sara ishin të moshuar dhe nuk kishin fëmijë. Prandaj, si do ta mbante Jehovai premtimin?

«Me anë të besimit, Abrahami . . . u bind të shkonte në një vend që do ta merrte si trashëgimi. Ai shkoi, edhe pse nuk e dinte se ku po shkonte.»​—Hebrenjve 11:8