Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSMI 9

Më në fund një djalë!

Më në fund një djalë!

Abrahami dhe Sara ishin të martuar prej shumë vjetësh. Kishin lënë shtëpinë e tyre të rehatshme në Ur dhe po jetonin në tendë. Sara nuk ankohej, ngaqë e dinte se, çfarëdo që t’u kërkonte Jehovai, ishte për të mirën e tyre.

Aq shumë donte të kishte një fëmijë Sara, saqë i tha Abrahamit: «Nëse shërbëtorja ime Agara bëhet me fëmijë, do ta kem si fëmijën tim.» Më vonë Agara lindi një djalë, Ismaelin.

Shumë vjet më vonë, kur Abrahami ishte 99 vjeç dhe Sara 89, patën tre vizitorë. Abrahami i ftoi të pushonin nën një pemë dhe të hanin bashkë. A e di cilët ishin këta vizitorë? Ishin engjëj! Ata i thanë Abrahamit: «Vitin tjetër në këtë kohë, ti dhe gruaja jote do të bëheni me djalë.» Sara i dëgjoi nga tenda. Ajo qeshi me vete dhe mendoi: «A mund të kem vërtet fëmijë ndonëse jam kaq e plakur?!»

Vitin tjetër, Sara lindi një djalë ashtu siç kishte premtuar engjëlli i Jehovait. Abrahami ia vuri emrin Isak që do të thotë «qeshje».

Kur Isaku ishte rreth pesë vjeç, Sara pa që Ismaeli tallej me Isakun. Ngaqë donte ta mbronte djalin e saj, shkoi te Abrahami dhe i kërkoi të largonte Agarën dhe Ismaelin. Në fillim, Abrahami nuk ishte dakord. Por edhe Jehovai donte ta mbronte Isakun, prandaj i tha Abrahamit: «Dëgjoje Sarën. Unë do të kujdesem për Ismaelin. Por premtimi im do të plotësohet nëpërmjet Isakut.»

«Me anë të besimit, edhe Sara mori fuqi për të ngjizur një farë, . . . meqë e konsideroi të besueshëm atë që kishte premtuar.»​—Hebrenjve 11:11