Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 30

Rahaba fshehu zbuluesit

Rahaba fshehu zbuluesit

Kur zbuluesit izraelitë shkuan në qytetin e Jerikosë, qëndruan në shtëpinë e një gruaje që quhej Rahaba. Mbreti i Jerikosë e mori vesh këtë, prandaj dërgoi ushtarë në shtëpinë e Rahabës. Ajo i fshehu dy zbuluesit në çati dhe i dërgoi ushtarët në një drejtim tjetër. Pastaj u tha zbuluesve: «Unë do t’ju ndihmoj, sepse e di që Jehovai është me ju dhe se do ta merrni vendin. Ju lutem, më premtoni që do ta shpëtoni familjen time.»

Zbuluesit i thanë Rahabës: «Të premtojmë se nuk do të prekim asnjë njeri brenda shtëpisë sate.» Më pas i thanë: «Lidh një kordon të kuq në dritare dhe familja jote do të shpëtojë.»

Rahaba i ndihmoi zbuluesit të zbritnin nga dritarja me një litar. Ata shkuan në male dhe u fshehën për tri ditë para se të ktheheshin te Josiu. Pastaj izraelitët kaluan lumin Jordan dhe u bënë gati për të marrë vendin. Qyteti i parë që morën ishte Jerikoja. Jehovai u tha të marshonin përreth qytetit një herë në ditë, për gjashtë ditë me radhë. Ditën e shtatë, ata i ranë shtatë herë rreth e përqark qytetit. Pastaj priftërinjtë u ranë trumbetave dhe ushtarët bërtitën me sa fuqi kishin. Muret e qytetit u shembën! Por shtëpia e Rahabës që ishte pjesë e mureve të qytetit, nuk lëvizi nga vendi. Rahaba dhe familja e saj shpëtuan, ngaqë ajo besoi te Jehovai.

«Po njësoj, a nuk u shpall e drejtë nga veprat edhe Rahaba, . . . pasi i mirëpriti lajmëtarët dhe i nisi nga një udhë tjetër?»​—Jakovi 2:25