Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 70

Engjëjt lajmëruan lindjen e Jezuit

Engjëjt lajmëruan lindjen e Jezuit

Sundimtari i Perandorisë Romake, Cezar Augusti, urdhëroi që gjithë judenjtë të ktheheshin në vendlindje që të regjistroheshin. Prandaj Jozefi dhe Maria udhëtuan për në Betlehem, nga ishte me origjinë Jozefi. Ishte koha që Maria priste të lindte.

Kur mbërritën në Betlehem, i vetmi vend që gjetën për t’u strehuar ishte një stallë. Atje Maria lindi djalin e saj, Jezuin. Ajo e mbështolli me pelena ose copa të buta dhe e vuri me kujdes në një grazhd.

Afër Betlehemit, disa barinj po kalonin natën jashtë për të ruajtur kopetë e tyre. Befas iu shfaq një engjëll dhe lavdia e Jehovait shndriti përreth barinjve. Ata u frikësuan, por engjëlli u tha: «Mos kini frikë. Kam lajme emocionuese. Sot në Betlehem lindi Mesia!» Në çast, në qiell u shfaqën shumë engjëj që thërritnin: «Lavdi Perëndisë në qiell dhe paqe në tokë!» Pastaj engjëjt u zhdukën. Si reaguan barinjtë?

Ata i thanë njëri-tjetrit: «Hajde të shkojmë vrap në Betlehem.» Barinjtë nxituan dhe gjetën në stallë Jozefin, Marinë dhe foshnjën e sapolindur.

Të gjithë ata që dëgjuan çfarë u kishte thënë engjëlli barinjve, u mrekulluan. Maria mendoi thellë për fjalët e engjëllit dhe nuk i harroi kurrë. Barinjtë u kthyen te kopetë duke falënderuar Jehovain për tërë ato që panë e dëgjuan.

«Nga Perëndia dola dhe jam këtu. Nuk erdha me nismën time, por Ai më dërgoi.»​—Gjoni 8:42