Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 75

Djalli vuri në provë Jezuin

Djalli vuri në provë Jezuin

Pasi Jezui u pagëzua, fryma e shenjtë e drejtoi për në shkretëtirë. Ai nuk kishte ngrënë asgjë për 40 ditë dhe e mori shumë uria. Pastaj Djalli erdhi ta tundonte dhe i tha: «Nëse vërtet je Bir i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë.» Por Jezui iu përgjigj duke cituar Shkrimet: «Është shkruar se për të jetuar nuk duhet vetëm ushqim. Duhet dëgjuar çdo fjalë që thotë Jehovai.»

Më pas, Djalli e sfidoi Jezuin: «Nëse vërtet je Bir i Perëndisë, hidhu nga vendi më i lartë i tempullit. Është shkruar se Perëndia do të dërgojë engjëjt e tij që të të mbajnë.» Por Jezui përsëri përmendi Shkrimet: «Është shkruar se Jehovai nuk duhet vënë në provë.»

Më vonë, Satanai i tregoi Jezuit të gjitha mbretëritë e botës, pasurinë dhe lavdinë e tyre e i tha: «Do të t’i jap të gjitha këto mbretëri dhe lavdinë e tyre, nëse më adhuron vetëm një herë.» Por Jezui iu përgjigj: «Ik tutje, Satana! Është shkruar se duhet adhuruar vetëm Jehovai.»

Kështu Djalli iku dhe engjëjt erdhën e i dhanë për të ngrënë Jezuit. Që nga ajo ditë, Jezui predikoi lajmin e mirë për Mbretërinë. Ishte caktimi për të cilin u dërgua në tokë. Njerëzve u pëlqenin shumë gjërat që u mësonte Jezui dhe e ndiqnin kudo që shkonte.

«Kur [Djalli] thotë gënjeshtra, i thotë se ashtu e ka natyrën, sepse ai është gënjeshtar dhe ati i gënjeshtrës.»​—Gjoni 8:44