Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 93

Jezui u rikthye në qiell

Jezui u rikthye në qiell

Në Galile, Jezui u takua me dishepujt dhe u dha një urdhërim shumë të rëndësishëm: «Shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha vendet. Mësojuni gjërat që ju kam thënë dhe pagëzojini.» Pastaj u premtoi: «Mos harroni, unë do të jem gjithmonë me ju.»

Gjatë 40 ditëve pas ringjalljes, Jezui iu shfaq qindra dishepujve në Galile dhe Jerusalem. Ai u dha mësime të rëndësishme dhe kreu shumë mrekulli. Më pas Jezui takoi për herë të fundit apostujt në Malin e Ullinjve. Ai u kishte thënë: «Mos u largoni nga Jerusalemi dhe rrini në pritje të asaj që premtoi Ati.»

Por apostujt nuk e kishin kuptuar ç’donte të thoshte. Prandaj e pyetën: «A do të bëhesh tani Mbret i Izraelit?» Jezui iu përgjigj: «Për Jehovain nuk ka ardhur ende koha që të bëhem Mbret. Së shpejti do të merrni fuqi nga fryma e shenjtë dhe do të jeni dëshmitarët e mi. Shkoni dhe predikoni në Jerusalem, Jude, Samari e deri në pjesët më të largëta të tokës.»

Pastaj Jezui u ngrit në qiell dhe një re e mbuloi. Dishepujt vazhdonin të shikonin lart, por ai nuk dukej më.

Ata ikën nga Mali i Ullinjve për në Jerusalem. Mblidheshin rregullisht në një dhomë të sipërme dhe luteshin. Prisnin që Jezui t’u jepte udhëzime të mëtejshme.

«Ky lajm i mirë për mbretërinë do të predikohet në gjithë tokën e banuar si dëshmi për të gjitha kombet, dhe atëherë do të vijë fundi.»​—Mateu 24:14