Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 1

Hyrje për pjesën 1

Bibla fillon me tregimin për krijimin. Ky tregim na njeh me gjërat e bukura që bëri Jehovai, si në qiell edhe në tokë. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të dallojë shumëllojshmërinë mahnitëse të krijimit. Nxirr në pah se si Perëndia i krijoi njerëzit shumë më të lartë se kafshët, duke na dhënë aftësinë të flasim, të arsyetojmë, të shpikim gjëra, të këndojmë dhe të lutemi. Ndihmoje fëmijën të zhvillojë mirënjohje për fuqinë dhe mençurinë e Jehovait dhe sidomos mirënjohje për dashurinë që Perëndia ka për gjithë krijimin​—përfshirë secilin prej nesh.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 1

Perëndia bëri qiellin dhe tokën

Bibla thotë se Perëndia krijoi qiellin dhe tokën. Pse krijoi një engjëll para çdo gjëje tjetër?

MËSIMI 2

Perëndia krijoi burrin dhe gruan e parë

Perëndia krijoi burrin dhe gruan e parë dhe i vuri në kopshtin e Edenit. Ai donte që ata të ndërtonin një familje dhe ta bënin të gjithë tokën parajsë.