Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 3

Hyrje për pjesën 3

Në vitet pas Përmbytjes, Bibla përmend me emër shumë pak njerëz që i shërbyen Jehovait. Mes tyre ishte edhe Abrahami, i cili u quajt mik i Jehovait. Pse u quajt mik i Jehovait? Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të kuptojë se Jehovai interesohet për të personalisht dhe se dëshiron ta ndihmojë. Ashtu si Abrahami e burra të tjerë besnikë, si për shembull Loti dhe Jakobi, edhe ne mund t’i kërkojmë lirisht ndihmë Jehovait. Mund të jemi të sigurt se Jehovai do të mbajë çdo premtim që bën.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 7

Kulla e Babelit

Disa njerëz vendosën të ndërtonin një qytet dhe një kullë, maja e së cilës të arrinte deri në qiej. Pse krejt papritur Perëndia bëri që të flisnin gjuhë të ndryshme?

MËSIMI 8

Abrahami dhe Sara iu bindën Perëndisë

Pse Abrahami dhe Sara lanë jetën në qytet për të jetuar si endacakë në Kanaan?

MËSIMI 9

Më në fund një djalë!

Si do ta plotësonte Perëndia premtimin e tij ndaj Abrahamit? Nëpërmjet cilit—Isakut apo Ismaelit?

MËSIMI 10

Kujtoni gruan e Lotit

Perëndia bëri që të binte zjarr dhe squfur mbi Sodomën dhe Gomorrën. Pse u shkatërruan ato qytete? Pse duhet ta kujtojmë gruan e Lotit?

MËSIMI 11

Një provë besimi

Perëndia i tha Abrahamit: «Të lutem, merre birin tënd të vetëm dhe ofroje si flijim në një mal në Moriah.» Si do ta përballonte Abrahami këtë provë besimi?

MËSIMI 12

Jakobi mori trashëgiminë

Isaku dhe Rebeka u bënë me dy djem binjakë që quheshin Esa dhe Jakob. Ngaqë Esau ishte i parëlinduri, i përkiste një trashëgimi e veçantë. Pse e dha për një tas gjellë?

MËSIMI 13

Jakobi dhe Esau u pajtuan

Si mori një bekim nga një engjëll Jakobi? Si u pajtua me Esaun?