Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 4

Hyrje për pjesën 4

Kjo pjesë na njeh me Jozefin, Jobin, Moisiun dhe me izraelitët. Të gjithë ata vuajtën shumë për shkak të Djallit. Disa prej tyre përjetuan padrejtësi, burgosje, skllavëri, madje edhe vdekjen e papritur të njerëzve të dashur. Megjithatë, Jehovai i mbrojti në mënyra të ndryshme. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën tënd të kuptojë si ata shërbëtorë të Jehovait duruan gjëra të këqija, pa e humbën besimin.

Jehovai, me anë të Dhjetë Plagëve, tregoi se ishte më i fuqishëm se gjithë perënditë e Egjiptit. Nxirr në pah si e ka mbrojtur Jehovai popullin e tij në të kaluarën dhe si e bën këtë sot.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 14

Një skllav që iu bind Perëndisë

Jozefi bëri atë që është e drejtë e prapëseprapë vuajti tmerrësisht. Pse?

MËSIMI 15

Jehovai nuk e harroi kurrë Jozefin

Edhe pse Jozefi ishte shumë larg familjes së tij, Perëndia tregoi se ishte me të.

MËSIMI 16

Kush ishte Jobi?

Ai iu bind Jehovait edhe kur ishte e vështirë.

MËSIMI 17

Moisiu zgjodhi të adhuronte Jehovain

Kur ishte foshnjë, Moisiu shpëtoi nga plani i zgjuar i mamasë së tij.

MËSIMI 18

Shkurrja e përfshirë nga zjarri

Pse zjarri nuk e digjte shkurren?

MËSIMI 19

Tri plagët e para

Faraoni i shkaktoi tragjedi popullit të tij, sepse ishte tepër krenar për të bërë një veprim të thjeshtë.

MËSIMI 20

Gjashtë plagë të tjera

Nga ndryshonin këto plagë nga tri të parat?

MËSIMI 21

Plaga e dhjetë

Kjo plagë ishte kaq dërrmuese, sa më në fund edhe faraoni krenar u dorëzua.

MËSIMI 22

Mrekulli në Detin e Kuq

Faraoni shpëtoi nga dhjetë plagët. Por, a i mbijetoi kësaj mrekullie të Perëndisë?