Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 7

Hyrje për pjesën 7

Kjo pjesë përfshin historinë e jetës së mbretërve Saul dhe David, histori që zgjati gati 80 vjet. Në fillim, Sauli ishte i përulur dhe i frikësohej Perëndisë, por shpejt ndryshoi dhe refuzoi të ndiqte drejtimin e Jehovait. Jehovai e hodhi poshtë dhe, me kalimin e kohës, udhëzoi Samuelin të miroste Davidin si mbretin e ardhshëm të Izraelit. Sauli xheloz u përpoq shumë herë ta vriste Davidin, kurse Davidi nuk mori kurrë hak. Djali i Saulit, Jonatani, e dinte që Davidi ishte i zgjedhuri i Jehovait, prandaj i qëndroi besnik Davidit. Davidi kreu disa mëkate serioze, por kurrë s’e hodhi poshtë disiplinën e Jehovait. Nëse je prind, ndihmoje fëmijën të kuptojë sa rëndësi ka që gjithnjë të jetë i bindur dhe besnik ndaj Jehovait dhe ndaj atyre që zgjedh Ai për të na drejtuar.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 39

Mbreti i parë i Izraelit

Perëndia u dha izraelitëve gjykatës që t’i udhëhiqnin, por donin një mbret. Samueli mirosi Saulin si mbretin e parë, por më vonë Jehovai e hodhi poshtë. Pse?

MËSIMI 40

Davidi dhe Goliadi

Jehovai zgjodhi Davidin si mbretin e ardhshëm të Izraelit dhe Davidi tregoi pse ai ishte një zgjedhje e mirë.

MËSIMI 41

Davidi dhe Sauli

Pse njëri nga këta dy burra e urrente tjetrin dhe si u soll ai që urrehej?

MËSIMI 42

Jonatani trim dhe besnik

Djali i mbretit u bë shok i mirë për Davidin.

MËSIMI 43

Mëkati i mbretit David

Një vendim i keq solli shumë telashe.