Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 8

Hyrje për pjesën 8

Jehovai e bekoi Solomonin me mençuri të jashtëzakonshme dhe i dha privilegjin të ndërtonte tempullin, por, pak nga pak, ai e la Jehovain. Nëse je prind, shpjegoji fëmijës si e larguan Solomonin nga Perëndia adhurueset e perëndive të rreme. Mbretëria u nda dhe mbretërit e këqij e çuan kombin në apostazi dhe në adhurimin e idhujve. Gjatë kësaj kohe, shumë profetë besnikë të Jehovait u përndoqën dhe u vranë. Mbretëresha Jezebelë e zhyti edhe më shumë mbretërinë veriore në apostazi. Ishte periudhë e errët në historinë e Izraelit. Por, mes izraelitëve, kishte akoma shumë shërbëtorë besnikë të Jehovait, përfshirë mbretin Jehozafat dhe profetin Elija.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 44

Një tempull për Jehovain

Perëndia e miratoi kërkesën e mbretit Solomon dhe e bekoi shumë.

MËSIMI 45

Mbretëria u nda

Shumë izraelitë nuk i shërbyen më Jehovait.

MËSIMI 46

Një provë në malin e Karmelit

Kush ishte Perëndia i vërtetë? Jehovai apo Baali?

MËSIMI 47

Jehovai e forcoi Elijan

Mendon se ai do të të forcojë edhe ty?

MËSIMI 48

Djali i një vejushe u kthye sërish në jetë

Dy mrekulli në të njëjtën shtëpi!

MËSIMI 49

Një mbretëreshë e ligë u ndëshkua

Jezebela komplotoi vrasjen e izraelitit Nabot që t’i grabiste vreshtin. Ligësia e saj nuk kaloi pa u vënë re nga Jehovai.

MËSIMI 50

Jehovai mbrojti Jehozafatin

Mbreti i mirë Jehozafat iu drejtua Jehovait në lutje kur Juda kërcënohej nga kombet armike.