Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 9

Hyrje për pjesën 9

Kjo pjesë na njeh me të rinj, profetë dhe mbretër që shfaqën besim të jashtëzakonshëm te Jehovai. Në Siri, një vogëlushe izraelite kishte besim se profeti i Jehovait do ta shëronte Naamanin. Profeti Elise ishte plotësisht i sigurt se Jehovai do ta mbronte nga një ushtri armike. Kryeprifti Jehojada rrezikoi jetën për të mbrojtur Jehoasin e vogël nga gjyshja e tij e ligë, Atalia. Mbreti Hezekia besoi se Jehovai do ta shpëtonte Jerusalemin dhe nuk iu dorëzua kërcënimit asirian. Mbreti Josia zhduku idhujtarinë nga vendi, meremetoi tempullin dhe e ktheu popullin drejt adhurimit të vërtetë.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 51

Luftëtari dhe vajza e vogël

Një izraelite e vogël i tregoi zonjës së saj për fuqinë e jashtëzakonshme të Jehovait. Kjo solli rezultate të mrekullueshme.

MËSIMI 52

Ushtria e zjarrtë e Jehovait

Si arriti të kuptonte shërbëtori i Eliseut se «ata që janë me ne, janë më shumë se ata që janë me ta».

MËSIMI 53

Guximi i Jehojadës

Një prift besnik u përball pa frikë me një mbretëreshë të ligë.

MËSIMI 54

Jehovai u tregua i duruar me Jonain

Pse një profet i Perëndisë u gëlltit nga një peshk i stërmadh? Si doli nga peshku? Çfarë mësimi i dha Jehovai?

MËSIMI 55

Engjëlli i Jehovait mbrojti Hezekinë

Armiqtë e Judës thoshin se Jehovai nuk do ta mbronte popullin e tij, por gaboheshin!

MËSIMI 56

Josia e donte Ligjin e Perëndisë

Josia u bë mbret kur ishte tetë vjeç dhe e ndihmoi popullin e tij të adhuronte Jehovain.