Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 10

Hyrje për pjesën 10

Jehovai është Mbret mbi gjithçka. Gjithnjë i ka pasur gjërat nën kontroll dhe gjithmonë do t’i ketë. Për shembull, Jehovai e shpëtoi Jereminë nga gropa e vdekjes. E shpëtoi Shadrakun, Meshakun dhe Abednegon nga furra përvëluese dhe Danielin nga goja e luanëve. Jehovai e mbrojti Esterën që ajo të shpëtonte gjithë kombin e saj. Ai nuk do të lejojë që ligësia të zgjasë përgjithmonë. Profecitë për shëmbëlltyrën e madhe dhe pemën gjigante na japin garanci se shpejt Mbretëria e Jehovait do të fshijë të gjithë ligësinë dhe do të qeverisë mbi tokë.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 57

Jehovai dërgoi Jereminë për të predikuar

Ajo që tha profeti i ri, i nxehu shumë pleqtë e qytetit të Judës.

MËSIMI 58

Shkatërrimi i Jerusalemit

Populli i Judës adhuronte perëndi të rreme, prandaj Jehovai i braktisi.

MËSIMI 59

Katër djem që iu bindën Jehovait

Të rinjtë judenj ishin të vendosur t’i qëndronin besnikë Jehovait, edhe në oborrin mbretëror të Babilonisë.

MËSIMI 60

Një Mbretëri që do të qëndrojë përgjithmonë

Danieli shpjegoi kuptimin e ëndrrës së çuditshme të Nabukodonosorit.

MËSIMI 61

Ata nuk u përkulën

Shadraku, Meshaku dhe Abednegoja refuzuan të adhuronin shëmbëlltyrën e artë të mbretit të Babilonisë.

MËSIMI 62

Një mbretëri si një pemë e madhe

Ëndrra e Nabukodonosorit paratha të ardhmen e tij.

MËSIMI 63

Shkrimi në mur

Kur u shfaq ky shkrim i mistershëm dhe çfarë nënkuptonte?

MËSIMI 64

Danieli në gropën e luanëve

Lutju Jehovait çdo ditë, siç bënte Danieli!

MËSIMI 65

Estera shpëtoi popullin e saj

Nga jetime u bë mbretëreshë, edhe pse ishte e huaj.

MËSIMI 66

Ezdra u mësoi Ligjin e Perëndisë

Pasi dëgjuan Ezdrën, izraelitët i bënë një premtim të veçantë Perëndisë.

MËSIMI 67

Muret e Jerusalemit

Nehemia mori vesh se armiqtë e tij kishin ndër mend të sulmonin. Pse s’kishte frikë?