Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 12

Hyrje për pjesën 12

Jezui u mësoi njerëzve për Mbretërinë e qiejve. Gjithashtu u mësoi të luteshin për shenjtërimin e emrit të Perëndisë, për ardhjen e Mbretërisë së Tij dhe për plotësimin e vullnetit të Tij në tokë. Nëse je prind, shpjegoji fëmijës çfarë do të thotë për ne kjo lutje. Jezui nuk lejoi që Satanai t’ia thyente besnikërinë. Jezui zgjodhi apostujt dhe ata u bënë pjesëtarët e parë të Mbretërisë që do të kishin një rol shumë të rëndësishëm në të. Nxirr në pah zellin e Jezuit për adhurimin e vërtetë. Ai shëroi të sëmurët, ushqeu të uriturit, madje ktheu të vdekurit sërish në jetë, ngaqë donte t’i ndihmonte të tjerët. Nëpërmjet gjithë këtyre mrekullive ai tregoi çfarë do të bënte Mbretëria për njerëzimin.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 74

Jezui u bë Mesia

Çfarë donte të thoshte Gjoni me fjalët se Jezui ishte Qengji i Perëndisë?

MËSIMI 75

Djalli vuri në provë Jezuin

Tri herë Djalli vuri në provë Jezuin. Cilat ishin tri tundimet? Si reagoi Jezui?

MËSIMI 76

Jezui pastroi tempullin

Pse Jezui përzuri kafshët jashtë tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave?

MËSIMI 77

Gruaja te pusi

Një grua samaritane u çudit që Jezui i foli. Pse? Çfarë i tha Jezui që nuk ia kishte thënë askujt?

MËSIMI 78

Jezui predikoi mesazhin për Mbretërinë

Jezui ftoi disa nga dishepujt e tij të «bëheshin peshkatarë njerëzish». Më vonë stërviti 70 nga dishepujt që të predikonin lajmin e mirë.

MËSIMI 79

Jezui kreu shumë mrekulli

Kudo që Jezui shkonte, të sëmurët vinin tek ai për ndihmë dhe ai i shëronte. Madje ai solli përsëri në jetë një vajzë të vogël.

MËSIMI 80

Jezui zgjodhi 12 apostujt

Për çfarë i zgjodhi? A i mban mend emrat e tyre?

MËSIMI 81

Predikimi në mal

Jezui i mësoi një turme gjëra të çmuara.

MËSIMI 82

Jezui mësoi dishepujt si të luteshin

Për çfarë gjërash u tha ai dishepujve të vazhdonin të kërkonin?

MËSIMI 83

Jezui ushqeu mijëra veta

Çfarë na tregon kjo mrekulli për Jezuin dhe Jehovain?

MËSIMI 84

Jezui eci mbi ujë

A e imagjinon dot si u ndien apostujt kur panë këtë mrekulli?

MËSIMI 85

Jezui shëroi në sabat

Pse nuk ishin të gjithë të lumtur për atë që bëri Jezui?

MËSIMI 86

Jezui ringjalli Lazarin

Kur Jezui pa Marinë të qante, edhe ai filloi të qante. Por shpejt lotët e tyre u kthyen në lot gëzimi.