Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Hyrje për pjesën 14

Hyrje për pjesën 14

Të krishterët e hershëm e përhapën lajmin e mirë për Mbretërinë deri në skajin më të largët të tokës. Jezui u tha ku të predikonin dhe, me anë të një mrekullie, i bëri të aftë që t’i mësonin njerëzit në gjuhët e tyre. Jehovai u dha guxim dhe fuqi që t’i bënin ballë përndjekjes së egër.

Jezui i dha apostullit Gjon një vegim ku pa lavdinë e Jehovait. Në një vegim tjetër Gjoni pa Mbretërinë e qiejve që mposhti Satanain dhe që i dha fund sundimit të tij përgjithmonë. Gjoni pa Jezuin Mbret dhe 144.000 të zgjedhur që mbretëronin bashkë me të. Ai pa gjithashtu që mbarë toka u bë parajsë ku të gjithë adhuronin Jehovain në paqe dhe unitet.

NË KËTË PJESË

MËSIMI 94

Dishepujt morën frymën e shenjtë

Çfarë fuqie mrekullibërëse u dha fryma e shenjtë atyre?

MËSIMI 95

Asgjë nuk mund t’i ndalte

Udhëheqësit fetarë që vranë Jezuin, u përpoqën t’u mbyllnin gojën dishepujve të tij, por nuk ia dolën.

MËSIMI 96

Jezui zgjodhi Saulin

Sauli ishte një armik i dhunshëm i të krishterëve, por kjo shpejt do të ndryshonte.

MËSIMI 97

Korneli mori frymën e shenjtë

Pse Perëndia dërgoi Pjetrin në shtëpinë e këtij burri që nuk ishte jude?

MËSIMI 98

Krishterimi u përhap në shumë kombe

Apostulli Pavël dhe shokët e tij në veprën misionare nisën predikimin në vende të largëta.

MËSIMI 99

Një rojë burgu mësoi të vërtetën

Pse i kishin burgosur Pavlin dhe Silën? Si e mësoi të vërtetën roja i burgut?

MËSIMI 100

Pavli dhe Timoteu

Ata punuan si miq dhe bashkëshërbëtorë për shumë vjet.

MËSIMI 101

Pavlin e çuan në Romë

Udhëtimi ishte plot rreziqe, por asnjë vështirësi nuk e ndali këtë apostull.

MËSIMI 102

Vegimet e Gjonit

Jezui i dha një seri vegimesh për të ardhmen.

MËSIMI 103

«Ardhtë mbretëria jote»

Zbulesa e Gjonit tregon se si Mbretëria e Perëndisë do të ndryshojë jetën në tokë.