KËNGA 2
Emri yt është Jehova
-
1. Ka veç një Perëndi
të gjall’ e të fuqishëm,
Krijues të lavdishëm
me emrin Jehova.
Na quan bijt’ e tu,
familja jote jemi.
Ndaj botës mbar’ i themi:
«Si Ati yn’ nuk ka!»
(REFRENI)
Për ty, At’, këndojm’ sot,
të ngjashëm me ty s’ka,
Më i Larti në mbar’ tokën,
me emrin Jehova.
Je Sovran i plotfuqishëm,
gjith’ bota le ta dij’.
Për ty, At’, këndojm’ sot,
të thur kjo zemra jon’ lavdi!
-
2. Shkakton ti që të ndodh’,
në dor’ ke gjith’ krijimin,
kjo na forcon besimin
tek emri yt i shenjt’.
Na quan Dëshmitar’
për emrin tënd të çmuar;
sa shum’ na ke nderuar
o Ati yn’ i shtrenjt’!
(REFRENI)
Për ty, At’, këndojm’ sot,
të ngjashëm me ty s’ka,
Më i Larti në mbar’ tokën,
me emrin Jehova.
Je Sovran i plotfuqishëm,
gjith’ bota le ta dij’.
Për ty, At’, këndojm’ sot,
të thur kjo zemra jon’ lavdi!
(Shih edhe 2 Kron. 6:14; Psal. 72:19; Isa. 42:8.)