KËNGA 18
Përjetë mirënjohës për shpërblesën
-
1. I dashur Jehova,
mir’njohje ndiejm’ çdo dit’.
Me mëshir’ ti na ke nxjerr’
nga err’sira në drit’.
Dhurove më të shtrenjtin Bir
për çdo njeri.
Ti na dhe jet’, o Jehova,
na dhe dashuri.
(REFRENI)
Jezui vdiq për çdo njeri,
me gjak të shtrenjt’ na dha liri.
Mir’njohja jon’ si lum’ do të vërshoj’
në përjet’si!
-
2. Të humbur ishim ne dikur,
pa asnjë shpres’,
gjersa Krishti, mbreti yn’,
jetën dha si shpërbles’.
Dhe shpresa plot me drit’ e veshi
shtegun ton’.
Fal’ Krishtit jet’ do të shijojm’
sot e përgjithmon’!
(REFRENI)
Jezui vdiq për çdo njeri,
me gjak të shtrenjt’ na dha liri.
Mir’njohja jon’ si lum’ do të vërshoj’
në përjet’si!
(Shih edhe Hebr. 9:13, 14; 1 Pjet. 1:18, 19.)