Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 19

Darka e Zotërisë

Darka e Zotërisë

(Mateu 26:​26-30)

  1. 1. O At’, kjo ësht’ mbrëmje solemne,

    e veshur me plot histori.

    Në një mbrëmje si sot, ndrinte hëna e plot’,

    të shtrenjt’ve u solle liri.

    I mbrojte me gjakun e qengjit,

    shpalose, o At’, gjith’ fuqin’.

    Krishti, shekuj më von’, derdhi gjakun e tij,

    k’tu në tok’ bëri «po» profecin’.

  2. 2. Me bukën dhe verën k’të mbrëmje,

    kujtojm’ Birin tënd, Jehova.

    Se jetoi për ne, si shpërbles’ vdiq për ne,

    u bind pa mëkat në gjithçka.

    Na prek në çdo skut’ Përkujtimi,

    kjo mbrëmje me plot emocion.

    Ndiejm’ në shpirt admirim, për k’të akt që s’ka çmim.

    Sa mir’njohje nga zemra vërshon!

  3. 3. O At’, sa e çmojm’ ftesën tënde!

    Të mbledhur rreth teje k’të nat’,

    përkujtojm’ dashurin’, përkujtojm’ mirësin’,

    shpërblesën, të shtrenjtën dhurat’.

    Lavdi të sjell Ty Përkujtimi,

    e sa ngushëllim zemrës son’!

    Ndaj dhe ecim në drit’, ndjekim Krishtin çdo dit’,

    më e qart’ po shkëlqen shpresa jon’.