KËNGA 22
Jezui është në fron—Ardhtë Mbretëria!
-
1. Suprem je, o At’ Jehova,
je Mbret i përjet’sis’.
Në fron Jezu Krishtin ke vën’,
për ty po qeveris.
Kjo Mbretëri nuk ka rival,
askush nuk mundet që ta ndal’!
(REFRENI)
Jezui ësht’ në fron,
si Mbret plot fuqi mbretëron!
Po lutemi të vij’,
reale ësht’ kjo Mbretëri.
-
2. Sot Djalli ësht’ gjith’ zemërim,
si bish’ po ulërin.
Dhe pse gjith’ krijesa rënkon,
ne shohim Mbretërin’.
Kjo Mbretëri nuk ka rival,
askush nuk mundet që ta ndal’!
(REFRENI)
Jezui ësht’ në fron,
si Mbret plot fuqi mbretëron!
Po lutemi të vij’,
reale ësht’ kjo Mbretëri.
-
3. Gjith’ engjëjt gëzojn’ atje lart
dhe thurin melodi.
U mund Satanai me turp,
nga Krishti Zotëri.
Si Mbret, Jezui s’ka rival,
askush nuk mundet që ta ndal’!
(REFRENI)
Jezui ësht’ në fron,
si Mbret plot fuqi mbretëron!
Po lutemi të vij’,
reale ësht’ kjo Mbretëri.
(Shih edhe Dan. 2:34, 35; 2 Kor. 4:18.)