Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 24

Eja ngjitu në malin e Jehovait

Eja ngjitu në malin e Jehovait

(Isaia 2:2-4)

  1. 1. Ngrihet sot mbi çdo maj’,

    emrin e të Shenjtit mban,

    mali i Jehovait,

    madhështor, shtatvigan.

    Turma lart po vërshojn’,

    teksa ngjiten, ja çfar’ thon’:

    ‘Eja dhe ti me ne,

    ndero, lëvdo Atin ton’!’

    Po jetojm’ profecin’,

    sot i pakti po bëhet njëmij’,

    me bekimin nga lart,

    më i vogli një komb me fuqi.

    Njerëz nga bota mbar’,

    me miliona nga çdo an’,

    mblidhen rreth Perëndis’,

    e lartësojn’ si Sovran.

  2. 2. ‘Shkoni’, tha Mbreti yn’,

    ‘predikoni Mbretërin’!’

    Drita e së vërtetës

    sot kudo po mbërrin.

    Krishti, ulur në fron,

    krahët hap me dhembshuri;

    njer’zit me shpirt të but’,

    i fton në krahun e tij.

    Zemra jon’ ngrihet pesh’,

    shohim radhët të shtohen çdo dit’,

    lulëzojm’ në besim,

    gjith’ kjo rritje pa mas’ të mahnit!

    ‘Eja, ngjitu dhe ti,

    —zëri yn’ kudo buçet,—

    ngjitu në të lavdishmin mal

    të lart’, të përjet’!’