Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 33

Ty, o Atë, ta hedh barrën time

Ty, o Atë, ta hedh barrën time

(Psalmi 55)

  1. 1. Po më mbyt një ankth i tmerrshëm,

    frik’ në zemër, ngashërim.

    Jehova, shëroma shpirtin,

    më jep forc’, më jep guxim.

    (REFRENI)

    Kur fuqia nis më mpaket,

    ty, o At’, ta hedh barrën time.

    Ti je mbrojtja, forca ime,

    je fortes’ për shpirtin tim!

  2. 2. Flatra doja që të kisha,

    e si zog të ikja tej.

    Larg të ligjve e larg dhembjes,

    një fole diku të gjej.

    (REFRENI)

    Kur fuqia nis më mpaket,

    ty, o At’, ta hedh barrën time.

    Ti je mbrojtja, forca ime,

    je fortes’ për shpirtin tim!

  3. 3. Kaltërsi pas një shtrëngate,

    ndien pran’ teje shpirti im.

    At’, ma lehtëson ti barrën,

    më largon çdo pështjellim.

    (REFRENI)

    Kur fuqia nis më mpaket,

    ty, o At’, ta hedh barrën time.

    Ti je mbrojtja, forca ime,

    je fortes’ për shpirtin tim!

(Shih edhe Psal. 22:5; 31:1-24.)