Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 38

Jehovai të jep fuqi

Jehovai të jep fuqi

(1 Pjetrit 5:10)

  1. 1. Nga Ati Jehova t’u bë kjo ftes’ e ngroht’:

    ‘Jeto në drit’ e bëhu miku im!’

    Në zemrën tënde pa uri për drejtësin’,

    sinqeritet, nevoj’ për miratim.

    Pranove ftesën me gatishmëri,

    tani je pron’ e tij në përjet’si.

    (REFRENI)

    Me gjak të shtrenjt’ të bleu,

    k’të kurr’ mos e harro!

    Fuqi do të të jap’,

    ndaj mos u ligështo.

    Me krah të plotfuqishëm

    të rri pran’, se të do.

    Fuqi do të të jap’,

    ndaj mos u ligështo.

  2. 2. Thesar i çmuar je për Atin Jehova,

    ndaj zemra jote le të buzëqesh’!

    Dha më të shtrenjtin Bir, prandaj kurr’ mos dysho

    se Atin tënd gjithnjë pran’ do ta kesh.

    Një jet’ me sakrifica e besim

    përher’ do ta kujtoj’ me vlerësim.

    (REFRENI)

    Me gjak të shtrenjt’ të bleu,

    k’të kurr’ mos e harro!

    Fuqi do të të jap’,

    ndaj mos u ligështo.

    Me krah të plotfuqishëm

    të rri pran’, se të do.

    Fuqi do të të jap’,

    ndaj mos u ligështo.