KËNGA 43
Një lutje falënderimi për ty, Jehova!
-
1. Oh, sa i ëmbël ësht’ zëri i zemrës,
nga mirënjohja për ty, Ati im!
Lidhja me ty më e çmuar se jeta,
çdo dit’ me ty merr kuptim dhe qëllim.
Erdha në drit’ i ngarkuar me faje,
por ti më fal dhe mëkatet i fshin.
Faleminderit që je i mëshirshëm,
faleminderit për gjith’ mirësin’!
-
2. Dhe pse jam pluhur që era fryn tutje,
Ti më tërhoqe, më more në gji.
Më udhëheq nëpër shtigjet e jetës,
dhe më mëson si të shfaq dashuri.
Ësht’ fryma jote si zjarr brenda meje,
ndaj s’mund të hesht se kam forc’ e guxim.
Për çdo të mir’, çdo dhurat’ të përsosur,
faleminderit me shpirt, Ati im!
(Shih edhe Psal. 65:2, 4, 11; Filip. 4:6.)