KËNGA 44
Përgjërimi i shpirtit
-
1. Me shpirtin plag’ thërras nën zë:
«Ku je, o Ati im?!»
Nuk kam fuqi, nuk mundem më,
po mbytem në trishtim.
I pështjelluar, i dërrmuar,
zemra s’ka qet’si.
Më mbaj pran’ teje, Jehova;
shërimi im je ti.
(REFRENI)
Mos më braktis, më merr në gji,
m’i lidh k’to plag’, më përtëri!
Po të thërras me përgjërim,
mos më harro, o Ati im!
-
2. Kërkoj të flas, më lidhet gjuha,
dhembjen s’di ta shpreh.
Lexoma zemrën, Jehova,
se vetëm ti më njeh.
Nga Fjala jote forcën marr,
ajo për mua flet.
Ti shpirtin ma shëron, o At’,
me ty ia vlen kjo jet’.
(REFRENI)
Mos më braktis, më merr në gji,
m’i lidh k’to plag’, më përtëri!
Po të thërras me përgjërim,
mos më harro, o Ati im!
(Shih edhe Psal. 42:6; 119:28; Rom. 8:26; 2 Kor. 4:16; 1 Gjon. 3:20.)