Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 51

Ty të jam kushtuar, Jehova!

Ty të jam kushtuar, Jehova!

(Mateu 16:24)

  1. 1. O At, ti më ke tërhequr me dashuri

    drejt Krishtit, të ndjek çdo gjurm’ të tij.

    Jehova, nga froni yt

    zbriti drit’, më hapi syt’.

    Ti besim më dhe pa mas’,

    ndaj ty, o At’, të përkas.

    (REFRENI)

    Me shpirt ty të jam kushtuar, po, në gjithçka!

    Gëzim ndiej pran’ teje, o Jehova!

  2. 2. Jehon ende sot një lutje, po, një premtim:

    «Gjith’ jetën ta jap me vet’mohim!»

    Ndiej në zemër lumturi,

    ndiej gëzim që s’njeh kufi.

    Emri yt më shtyn të flas,

    përjet’ veç ty të përkas.

    (REFRENI)

    Me shpirt ty të jam kushtuar, po, në gjithçka!

    Gëzim ndiej pran’ teje, o Jehova!