Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 69

Prediko pa pushim për Mbretërinë

Prediko pa pushim për Mbretërinë

(2 Timoteut 4:5)

  1. 1. Merr forc’, mos e ndal predikimin,

    dhe lajmin përhap kudo.

    Me plot dashuri mbushe zemrën,

    të butët me zell kërko.

    Shërbimi që bëjm’ ësht’ i çmuar,

    me të shenjtërojm’ Perëndin’.

    Prandaj, me gëzim ngrije zërin,

    kudo lajmëro Mbretërin’!

    (REFRENI)

    Pa frik’ zërin ngrije,

    predikoje fjalën me guxim.

    Më fort zërin ngrije,

    predikoje lajmin pa pushim.

  2. 2. Të shenjtët dhe «delet e tjera»,

    të vjetër, të rinj, jan’ një.

    Më fort i bashkon e vërteta,

    në vepër s’i ndal asgjë.

    Po vjen me të shpejt’ Mbretëria,

    për të çdo njeri ka nevoj’.

    Ndaj lajmin pa frik’ predikoje,

    vet’ Atin qiellor ke mburoj’.

    (REFRENI)

    Pa frik’ zërin ngrije,

    predikoje fjalën me guxim.

    Më fort zërin ngrije,

    predikoje lajmin pa pushim.