Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

KËNGA 70

‘Kërkoni ata që janë të denjë’

‘Kërkoni ata që janë të denjë’

(Mateu 10:​11-15)

  1. 1. Me k’to fjal’ të thjeshta Mësuesi yn’,

    në vepër vazhdon të na prij’:

    ‘Kërkoni kudo, në qytet e në fshat,

    kë pranon Mbretërin’ si fëmij’.

    Shtëpive të denja për lajmin e mir’,

    lini paqen t’u bjer’ si bekim.

    Por ikni në paqe kur nuk ju dëgjojn’,

    e vazhdoni më tej me durim.’

  2. 2. Kur dyert ju hapen dhe njer’zit dëgjojn’,

    ata po dëgjojn’ Zotërin’;

    të prirur për jetën mesazhin pranojn’,

    e me ju adhurojn’ Perëndin’.

    Kur mbroni besimin mos jini në ankth,

    se nga lart do t’ju vij’ mençuri.

    Dhe zemrat e denja për vete i bën,

    fjala juaj me plot ëmbëlsi.